Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Panucci: Ndeshje e jashtëzakonshme, luajtëm me kurajë

Cristian Panucci luante ndoshta ndeshjen më të veçantë të karrierës së tij, sepse përballej me atdheun e tij, Italinë. Trajneri vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve dhe u shpreh se kjo është baza mbi të cilën do të ngrihet e ardhmja e kombëtares.

“Luajtëm me shumë kurajo dhe zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme. Krijuam 3-4 situata goli, ndoshta edhe duke rrezikuar pak, por jemi munduar të përballemi si të barabartë me Italinë”, tha Panucci.

Trajneri shprehi keqardhje për humbjen, që erdhi si pasojë e një gabimi, por nuk kishte asnjë dyshim mbi paraqitjen e skuadrës. “Ne u ndëshkuam nga një gabim dhe në të tilla nivele, gabimet peshojnë shumë. Buffon bëri 3-4 pritje të mira dhe kjo i dha tre pikët Italisë”, deklaroi Panucci.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...