Kombëtare

Panucci në “Zona Gol”: Viti 2018 i tmerrshëm, kam reflektuar…

Trajneri i Shqipërisë, Cristian Panucci, ishte i ftuar në “Zona Gol”, ku dha informacionet rreth gjendjes së futbollistëve kuqezi dhe pritshmërive që ka për të të ardhmen.

Është rritur kampionati italian, por po rriten edhe shqiptarët në Serinë A…

Në dy-tre vitet e fundit është rritur, por po tregon se ënde nuk është kompetitive, duhet punuar shumë. Milani u eliminua, Napoli nuk kaloi grupet e Championsit, kemi shumë rrugë për të bërë.

Të gjithë e dinë që jeni tifoz i Romës…

Kam luajtur 8 vite në Romë, jetoj në kryeqytet dhe kam një lidhje të veçantë me këtë qytet.

Roma nuk u ndërtua në një ditë…

Roma ishte shumë kompetitive por ka humbur shumë lojtarë cilësorë. Është një skuadër e madhe, vitet e fundit është futur në bursë. Ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm, si Toti. Është diçka e bukur, që po ndërtohet, dhe këtë vit po jep sinjale që do jetë një skuadër e madhe. po lufton në Serinë A dhe në Champions.

Për sa ditë mund të bëhet Shqipëria?

Shqipëria po rikuperon ndonjë lojtar, kemi disa të tjerë për të rikuperuar. Kemi kaluar një vit 2018 të tmerrshëm dhe shpresojmë që 2019 të jetë i mbarë.

Për çfarë ju ka shërbyer me shumë kjo pauzë?

Kjo periudhë më ka shërbyer për të reflektuar. Siç e mbyllëm në ndeshjen e fundit me Uellsin, pranova që duhet të reflektoj e të ndryshoj. Besoj se do rregullojmë gjithçka, që ky vit të jetë i mbari.”

Si është gjendja e futbollistëve të ekipit?

Po rikuperojmë Sadikun, të shohim si do të jetë Roshi. Abrashi po rikthehet. Cikalleshi ka shënuar, por duhet të vazhdojë, sepse për 4-5 muaj nuk ka shënuar. Është një gjendje që të gjithë futbollistët, më shumë se sa t’i grumbulloj unë, ata duhet të vijnë vetë, me formën dhe me golat e tyre.

Ndjeni keqardhje që ju është dashur të hiqni dorë nga futbolli sulmues me Shqipërinë?

Në këtë 1 vit e gjysmë, e kishim thënë që do bënim eksperimente. Nuk patëm përgjigjet e duhura, por tani bazën do e nisim nga diçka më e sigurt mbrapa. Do kemi një skuadër në mbrojtje, sepse mund të na sjellë tek suksesi.

Keni grumbulluar gjatë kësaj periudhe 44 lojtarë…

Lista do jetë më e shkurtër, rreth 18-20 futbollistë. Durmishaj po shënon në Greqi, por grupi do jetë ai që ka qenë. Mund të ketë edhe ndonjë prurje të re. Rrugës, prej dëmtimeve apo pezullimeve, do të ketë edhe futbollistë të tjerë që do afrohen. Por, grupi është.

Jeni gati për muajin mars?

Kam vënë re që kur i kërkoja skuadrës të luante futboll hapur, bëheshim shumë të kërcënueshëm. Tani duhet të jemi më të mbyllur, më kompakt. Të katër ekipet e para kanë qenë në Europianin e 2016-ës, dhe për këtë arsye do të jetë një grup shumë i vështirë.

Nervozoheni shumë kur humbisni, ndoshta duhet të jeni më sportiv në komunikim?

Është e drejtë, edhe unë kam pasur problemet e mia, por në shumicat e takimeve kam pasur 5-6 futbollistë që më mungonin. Të gjithë keni menduar se i kam pasur si justifikime, por jo. Nuk e pranoj dot humbjen, por e pranoj që duhet të jem më i qeshur dhe sportiv, që ta reflektoj edhe të tjerët. Nëse humbas sërish, do marrim Hafizin në konferenca pas ndeshjes.”

Ndoshta edhe marrëdhëniet me futbollistët duhet të jenë më miqësore?

Kur bëhet fjalë për ta, raporti është ndryshe. Duhet një seriozitet dhe profesionalizëm. Ka dy mënyra, të punosh mirë ose keq. Nëse punon mirë, ka rregulla, dhe duhen zbatuar. Jemi në Kombëtare. Në ato 1 orë e gjysmë, dua rregull maksimal. Jashtë, mund t’i pyesni vetë sa i ashpër jam.

Mund të na e shpjegoni rastin “Guidara”?

Tomas Guidara është arbëresh, kam folur me të. Është një mbrojtës i djathtë, për momentin po merret familja e tij dhe federata tjetër, për të arritur akordin. Kanë filluar procedurat, dhe ai mund ta marrë pasaportën shqiptare, dhe është i gatshëm të vijë. Kam pasur edhe futbollistë të tjerë që kanë thënë kështu, e pastaj kanë ndërruar mendje, por do flas më shumë kur të ketë pasaportën shqiptare.

Prania juaj në “Selman Stërmasi?

Isha sepse luante Partizani. Siç e dini, kam Bulkun, që e ndjek të gjithë kampionatin. E kam treguar se kam grumbulluar edhe futbollistë nga këtu. Nëse do kemi nevojë, do jemi gati t’i marrim. Jam edhe nëpër Europë, duke parë futbollistë të tjerë. I kemi të ndara punët. Ka disa lojtarë te sulmi i Partizanit që kanë kualitet, shpejtësi. Edhe Kastrioti bëri një ndeshje të mirë. Kam marrë edhe Abazajn, Gavazajn, Lilajn, Gurin edhe ata kanë luajtur në Shqipëri, por tani nuk po luajnë shumë. Vetëm Lilaj që po luan. Asani? Është i shpejtë dhe bën shumë punë, ndoshta.”

Çfarë keni planifikuar këto ditë?

Nuk kam takuar miq, por kam qenë në Federatë, sepse kemi bërë programin për 2 ndeshjet e marsit, por edhe për majin. Shumë futbollistë e mbyllin kampionatin në fillim të majit, dhe do shohim gjendjen e tyre. Programi bëhet edhe për verën. Nuk dua të përsëris më ndeshjet me Kosovën dhe Ukrainën, një sezon më parë.”

Duka u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s…

Ka bërë diçka të jashtëzakonshme, jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë. Po bën zyrat e reja, po kthen këtë federatë, dhe po bën një punë të mirë. Ishte një ditë shumë e mirë për Shqipërinë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency