Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Panucci, “njeh” ekipin në stërvitjen e parë

Christian Panucci hap dyert e Kombëtares Shqiptare në stërvitjen e tij të parë si trajner i kuqezinjve. Lojtarët e grumbulluar nga Panucci për dy ndeshjet eliminatore të radhës zbritën në tapetin e gjelbër të stadiumit “Selman Stermasi” në një seancë 60 minutëshe e gjitha e hapur për mediat dhe tifozët. Në seancën e tij të parë, trajneri i Kombëtares Shqiptare nuk pati në dispozicion vetëm dy emra, mesfushorin Migjen Basha që do të luajë edhe një ndeshje me Barin dhe sulmuesin Jahmir Hyka, i cili do të mbërrijë të martën paradite në grumbulim për shkak të udhëtimit të gjatë nga Kontinenti Amerikan. Pjesa tjetër e skuadrës zbriti rregullisht në fushë pasi asnjë prej 21 emrave të pranishëm nuk ka shfaqur probeme fizike. Grupi u nda fillimisht në dy pjesë, në njërën u stërvitën lojtarët e aktivizuar në fundjavë me skuadrat e tyre, ndërsa pjesa tjetër që përbëhej nga lojtarë me më pak minuta në këmbë, u stërvit e veçuar. I pranishëm në këtë seancë ishte edhe presidenti i FSHF, Armand Duka i shoqëruar nga zv/presidenti Lutfi Nuri. Stadiumi “Selman Stermasi” do të jetë shtëpia e kuqezinjve për dy ndeshjet eliminatore kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme, vetëm 15 minutat e para të stërvitjes do të jenë të hapura për mediat dhe publikun pasi në pjesën tjetër, Panucci kërkon të punojë larg syve të kureshtarëve dhe mediave shqiptare apo të huaja.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...

Legjionarët

Besiktas rikthehet te fitorja në Superligën turke teksa mposhtën në shtëpi Konyasporin e Sokol Cikalleshit dhe Valon Et’hemit. Gjigandët nga Stambolli triumfuan me shifrat...