Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Panucci: Shqipëria ime me karakter, do të ketë prurje të reja

Trajneri “i kuqezinjve”, Christian Panucci, doli në një konferencë për shtyp, ku analizoi miqësoren me Turqinë dhe si trajtoi çështje të ndryshme të Kombëtares.

Qaka dhe Ajdarevic: Nuk e di sesa ka ndryshuar skuadra. Unë mundohem t’i jap cilësinë më të mirë të mundshme, sepse kemi shumë pak kohë për të punuar. Qaka është një lojtar me shumë talent dhe unë jam shumë i kënaqur që e gumbullova. Ajdarevici gjithashtu ka cilësi, por i duhet dhënë më shumë besim. Una kam idetë e mia, De Biasi ka patur të tijat, sigurisht që do të ketë ndryshim. Shpresoj të arrij rezultatet e De Biasit.

 

Fitore karakteri me Turqinë: Mendoj se në pjesën e parë ndaj Turqisë pamë punën që kemi bërë në Antalia. Luajtëm një futboll të shkëlqyer. Në fakt, u bënë dy ndeshje, në pjesën e parë kishim shumë kualitet, ndërsa në pjesën e dytë kur, mbetëm me 10 lojtarë, luajtëm me karakter. U demonstrua ai karakter që unë dëshiroj, duke mos toleruar asgjë. Futbollistët kanë qenë të jashtëzakonshëm gjatë qëndrimit në Antalia, rezultati është produkt i këtij qëndrimi profesionist.

 

Elementët e rinj: Do të kemi një grumbullim në mars, ku do të shohim 2-3 futbollistë. Duhet të kemi një bazë të rëndësishme, për të krijuar grupin që do të jetë në eliminatoret e Europianit. Janë 5-6 lojtarë të cilët i kam parë në video, por duhet t’i shoh edhe nga afër. E sigurt që do të ketë prurje të reja në mars.

Impenjimi: Siç stërvitesh, ashtu do të luash. Mendoj se kemi cilësi për të arritur objektiva të rëndësishme. Është e rëndësishme që lojtarët e besojnë tek ato që unë them. Kam parë që lojtarët janë të drejpërdrejtë, janë shprehur dhe kjo më pëlqen shumë. Është shumë e rëndësishme puna e lojtarëve në klubet e tyre.

 

Pozicioni i Agollit: Kam shumë besim te Aliji dhe Lenjani, te Memolla. Shpresoj shumë që Aliji të gjejë skuadër në janar. Më duket shumë e çuditshme që nuk ka skuadër. Do të vijë edhe në mars, nëse nuk transferohet diku. Edhe Veseli mund të luajë në atë krah. Hysaj për momentin është i paprekshëm në rolin e tij, por askush nuk e ka vendin të sigurt në kombëtare.

 

Të rinjtë e Shpresës: Ramadani është lojtar që do të bëjë pjesë në grupin tonë më pëlqen shumë, por janë edhe 4-5 lojtarë të tjerë për të cilët kam folur edhe me Bushin. Nuk i them emrat sepse janë të rinj.

Eliminimi i Italisë: Si italian më vjen shumë keq që përfaqësuesja e vendit tim ka mbetur jashtë Botërorit, por faji është i të gjithë sistemit, asgjë nuk është e rastësishme. Do të jetë shumë e vështirë për Italinë që të kthehet në nivelet më të larta. Italia nuk dëshiron t’i gjejë elementët për të ndërtuar një kombëtare të fortë, por ky nuk është problem im.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...