Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Panucci ‘shtrydh’ kuqezinjtë, dy seanca stërvitore në ditë

Skuadra kombëtare hyn në ritëm të plotë stërvitor, në kuadër të ndeshjes miqësore të 13 Nëntorit me Turqinë, në Antalya. Ekipi kuqezi, me disa prurje të reja në listën e Panuccit, është akomoduar në një resort turistik ku zhvillon dy seanca stërvitore në ditë.

Gjatë paradites, trajneri është fokusuar në punën me repartet e ndara, pasi mbrojtja ka punuar e veçuar, po ashtu edhe mesfusha e sulmi. Ndërkohë gjatë seancës së dytë stërvitore të kësaj të mërkure, është vënë re se trajneri e ka përqëndruar punën e tij në pjesën taktike.

Panucci, në seancën e dytë stërvitore, në ndryshim nga ajo e paradites ku punoi me repartet në vecanti, e ka ndarë ekipin në dy grupe. Gjithashtu trajneri ka zhvilluar dhe një mini ndeshje për rreth 20 minuta, për të vlerësuar dhe situata të ndryshme taktike të lojës. Migjen Basha është stërvitur veçmas duke kryer disa ushtrime të lehta dhe një vrapim rreth fushës, për shkak se ka patur disa shqetësime fizike.

Këto ditë i shërbejnë Panuccit për të njohur sa më shumë skuadrën, që ndryshe nga ndeshjet zyrtare, do të testojë disa emra të rinj si Kamer Qaka apo futbollisti tjetër Ajdareviç. Të enjten ndërkohë kombëtarja shqiptare do të ketë vetëm një seancë stërvitore dhe ajo do të mbahet gjatë paradites.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...