Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Panucci: Spanja shumë e fortë, i bëri tre gola edhe Italisë

Cristian Panucci nuk u duk i shqetësuar, pavarsisht humbjes 3-0 ndaj Spanjës, ndërsa pranoi se ishte e vështirë të bëhej rezultat. “Nuk mund të luanim me Spanjën ballë për ballë, sepse është një nga ekipet më të mira të botës. Provuam të mbyllim hapësirat dhe të kundërsulmojmë, por ata janë shumë të shpejtë dhe na vunë në vështirësi, sidomos në pjesën e parë”, tha Panucci.

Trajneri italian vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve, që nuk e humbën toruan edhe kur ishin në disavantazh të tre golave dhe arritën të prodhojnë një pjesë të dytë mjaft të mirë. “Mendoj se dhamë maksimumin dhe kërkuam t’i sulmojmë spanjollët. Ne krijuam 3-4 raste në fillim, por ata na ndëshkuan në mundësinë e parë. Në dy momentet e shtyllave ishim edhe disi të pafat, por të mos harrojmë se Spanja i shënoi tre herë edhe Italisë. Mund të them se më pëlqeu veçanërisht mënyra se si interpretuam pjesën e dytë”, tha trajneri i kuqezinjve.

Panucci u shpreh se tani ekipi do të rikuperojë për të qenë i gatshëm për ndeshjen ndaj Italisë, në ‘Loro Boriçi’. “Duhet të jemi gatshëm për ndeshjen ndaj Italisë më datë 9. Është një takim mjaft i ndjerë nga i gjithë populli shqiptar dhe do të mundohemi të marrim maksimumin për tifozët dhe për të mmbyllur mirë edicionin”, tha Panucci.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...