Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Panucci zbardh listën për Skocinë dhe Uellsin, risitë janë Ardian Ismajli dhe Loret Sadiku

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën me emrat e futbollistëve kuqezi, të cilët trajneri Cristian Panucci ka vendosur t’u besojë për dy takimet e muajit nëntor, me Skocinë, në “Loro Boriçi”, më 17 nëntor, në Nations League, dhe për miqësoren me Wellsin, më 20 nëntor, në “Elbasan Arena”.

Bie në sy në këtë listë emri e Ardian Ismajlit, mbrojtësit të Hajdukut të Splitit, i cili vendosi t’u bashkohej kuqezinjve, edhe pse më parë ka përfaqësuar Kosovën tek U-21. Interesant fakti që italiani i ka dërguar ftesë edhe Loret Sadikut, mbrojtësit të Kasimpasas në Turqi, i cili e pat refuzuar Shqipërinë në kohën e De Biasit, duke iu bashkuar Kosovës. Fakti që më parë kishte luajtur me moshat e Suedisë dhe e kishte ndërruar kombëtaren duke zgjedhur Shqipërinë, i mohoi mundësinë për të luajtur me “Dardanët” apo për t’u kthyer te përfaqësuesja nordike. Zgjedhja e vetme për të mbeti Shqipëria.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...