Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Panuçi: Shqipëria, mundësi për futboll më të bukur!

Nëse katër ndeshjet e fundit i shërbyen për të njohur skuadrën dhe për të eksperimentuar, pas mbylljes së kualifikueseve të “Rusi 2018” Christian Panuçi e ka një ide të qartë të asaj që do të bëjë Shqipëria. Trajneri premton një skuadër sulmuese në të ardhmen, që do të kërkojë të marrë rezultate nëpërmjet lojës.

 

“Jam i kënaqur nga paraqitja e Kombëtares në dy ndeshjet e fundit. Luajtëm mirë ndaj Spanjës, skuadrës më të fortë në botë, ndërsa ndaj Italisë luajtëm si të barabartë, duke krijuar edhe 3-4 raste për shënim. Jam i kënaqur për idenë që po përpiqemi t’i japim skuadrës dhe që lojtarët po më ndjekin. Ideja është të mos bëjmë më hapa mbrapa. Në dy miqësoret që do të zhvillojmë në nëntor do të provojmë skemat me dy sulmues. Kemi një vit kohë për të përgatitur “Euro 2020”. Jam i sigurt se kjo skuadër e ka cilësinë që të dalë nga zona e sigurisë dhe të provojë të bëjë më tepër përpara. Duhet të dalim nga mbrojtja, por duke njohur edhe difektet tona.”

 

Shqipëria sulmuese është një kërkesë edhe e vetë lojtarëve, që i kanë shfaqur dëshirën trajnerit për të guxuar. Duke nisur ndoshta nga Liga e Kombeve, aty ku kuqezinjtë do të përballen me rivalë thuajse të të njëjtit nivel.

 

“Jemi në fillim të një rrugëtimi. Por, duhet të krijojmë një ide dhe një bindje. Nuk do të kemi rastin të përballemi gjithmonë me Spanjën, ndërsa me ndeshje si këto të fundit besoj se mund të kishim fituar përballë ekipeve si Norvegjia apo Zvicra. Unë do të punoj për të luajtur futboll, pasi kjo skuadër i ka mundësitë. Nuk do të luajmë 3-5-2 apo të parkojmë autobusin. Kemi një bazë shumë të mirë dhe do t’i luajmë ndeshjet tona me kurajë.”

 

Ideja është që të shkojmë të marrim pikë. Lojtarët më duken të bindur për atë që po bëjmë, skuadra di ta luajë futbollin që kërkoj. Absolutisht nuk duhet të heqim dorë nga cilësia për sasinë. Duhet të dalim nga “guacka”, sepse këtu njerëzit kanë dëshirë të jetojnë dhe këtë e shoh edhe te skuadra. Djemtë më thonë që duan të provojnë të luajnë në sulm dhe fakti që luajtëm si të barabartë me Italinë është një sinjal që mund të bëjmë më tepër.”

 

Problemi kryesor, sipas Panuçit, është intensiteti i lojës në disa liga ku aktivizohen lojtarët dhe kjo pasqyrohet edhe me rënien fizike të skuadrës në ndeshje.

 

“I vetmi shqetësim lidhet me faktin që shumë lojtarë luajnë në Zvicër, Greqi apo Rusi. Intensiteti i stërvitjeve apo i lojës në ato kampionate është shumë i ulët. Këtë problem kam: nëse unë e ngre ritmin e stërvitjes, ata lojtarë lodhen. Do të doja të punoja tre muaj me ekipin që t’i bëj të ndjejnë muskujt që dridhen. Me Italinë në minutën e 65-të lojtarët ranë fizikisht, megjithatë dua t’i falenderoj, sepse dhanë gjithçka në fushë. Ndoshta dikush u mërzit se i bëra të vraponin shumë, por të gjithë treguan shumë profesionalitet. Jam i bindur se na pret një e ardhme e ndritur.”

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...