Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

PAOK-u huazon Ergys Kaçen tek APOEL Nicosia në Qipro

Ergys Kaçe ndryshon ambient. PAOK dhe APOEL Nicosia kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e mesfushorit shqiptar në Qipro me formulën e huazimit. Sipas mediave helene, Kaçe do të luajë gjatë 6 muajve të mbetur të sezonit te skuadra më popullore dhe më e suksesshme e Qipros.

Aktualisht APOEL Nicosia mban vendin e dytë në klasifikiin e përgjithshëm me 1 pikë më pak se Apollon LImassol dhe Kaçe është një nga goditjet më të mëdha të këtij klubi gjatë vitit të fundit. Mesfushori i lindur në Korçë që do të jetë një element shtesë dhe shumë i vlefshëm për APOEL-in, që kërkon titullin e 27-të dhe të nëntin rresht në vendin ishullor.

Ishte këmbëngulja e trajnerit Giorgos Doni për ta afruar 24-vjeçarin shqiptar, i cili gjithsesi mund të përfitojë nga hapësirat e mëdha që do t’i krijohen, për të kërkuar sërish një vend titullari te PAOK-u sezonin e ardhshëm, edhe pse ai nuk është më në planet e trajnerit Razvan Lucescu.

Gjatë javëve të fundit ishte përfolur edhe për një transferim të mundshëm të shqiptarit te skuadra e Panathinaikosit, por dështimi i operacionit për blerjen e brazilianit Rodrigo Molondo nga ana e PAOK-ut i ngriu bisedimet mes dy klubeve edhe për një marrëveshje të mundshme për Ergys Kaçen.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...