Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Paolillo qetëson tifozët e Interit: Oaktree është e mirëpritur, dua Marottën president

Paolillo qetëson tifozët e Interit: Oaktree është e mirëpritur, dua Marottën president
Paolillo qetëson tifozët e Interit: Oaktree është e mirëpritur, dua Marottën president

Koha e festës së titullit kampion ka përfunduar te Interi, pasi klubi dhe tifozët janë në pritje të zhvillimeve që pritet të ndodhin në nivel aksionerësh, me fondin amerikan Oaktree që është gati të marrë zotërimin e aksioneve të Suning, nëse këta të fundit nuk shlyejnë detyrimin deri të martën në mbrëmje.

Megjithatë ish-administratori zikaltër, Ernesto Paolillo, duke folur për zhvillimet më të fundit, ka deklaruar se kalimi i Interit në pronësinë e Oaktree mund të cilësohet një lajm shumë i mirë, teksa ka vënë theksin te ruajtja e drejtuesve aktualë.

Lexo edhe:

“Në aspektin ekonomik kalimi te Oaktree është i mirëpritur, pasi është një fond shumë i pasur, ku punojnë njerëz të suksesshëm. Familja Zhang u prek nga kriza dhe gjatë viteve të fundit nuk ka mundur të mbështesë klubin, ndaj në këtë situatë, Oaktree është e mirëpritur. Kushti i vetëm për sukses është që fondi amerikan të ruajë këtë bosht drejtuesish. Do ta shihja shumë mirë Marottën si president të Interit, pasi me këta drejtues dhe me një fond si Oaktree pas shpine, suksesi është i garantuar”, u shpreh Paolillo.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....