Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Paqe në Ballsh, Bylisi e Egnatia ndajnë nga një pikë

Bylis dhe Egnatia u ndan në paqe në takimin e javës së pestë të Kategorisë Superiore, teksa barazuan pa gola në stadiumin “Adush Mucca”. Ndalet vrulli i rrogozhinasve që kishin fituar dy ndeshje radhazi, ndërsa në anën tjetër Bylis ndalet pas triumfit me Laçin.

Sfida nisi mirë për Egnatian që rrezikoi me Delarge fillimisht, por në anën tjetër Qardaku u përgjigj me një mundësi mjaft të mirë për të shënuar. Të dyja ekipet luanin hapur dhe patën disa mundësi shënimi, teksa Mihanës i mungoi dhe fati në mesin e pjesës së parë, teksa pas një lëvizje akromatike gjeti traversën.

Në pjesën e parë mund të veçohet dhe një mundësi e Delaerge, por këtë herë Aldo Teqja bëri shpëtimtarin me një pritje të bukur. Në pjesën e dytë Bylis ishte disi më kërkues, por pa arritur që të ndryshojë diçka në rezultatin e ndeshjes.

Pas këtij barazimi Bylis shkon në kuotën e 8 pikëve, po aq sa dhe Tirana kampione, ndërsa në anën tjetër Egnatia për të tretën ndeshje nuk pëson gol e më pikën e marr ndaj ballshiotëve arrin në kuotën e 7 pikëve. Rrogozhinasit e kanë lënë pas atë nisje jo të mirë të kampionatit dhe synojnë që të mbajnë ritmin dhe pas ndeshjeve të kombëtareve.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...