Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Paqe në derbi, Schalke dhe Dortmund argëtohen për një pikë

Në Gjermani, vëmendja ishte spostuar e gjitha në “Veltins Arena”, në derbin Schalke 04-Dortmund, me takimin që dhuroi një shfaqje shumë të bukur futbolli, por u mbyll pa fitues, në barazim 2-2.

Në pjesën e parë Borussia diktoi ritmin dhe krijoi një volum të lartë loje dhe rrezikoi vazhdimisht zonën e vendasve.

“Verdhezinjtë” u shpërblyen në minutën e 38’ me anë të Schlotterbeck i cili realizoi një gol të gjithin personal, duke befasuar portierin Fahrmann.

0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta, “Blutë mbretëror” e nisën shumë mirë, duke reaguar shpejtë, pasi barazuan në minutën e 50’ me anë të Bulter.

Lexo edhe:

Një gol i cili çoi në delir vendasit dhe për më tepër riktheu Schalken te goli ndaj Dortmund pas 5 ndeshjeve radhazi.

Barazimi solli një tjetër atmosferë, një tjetër simfoni dhe Dortmund rimori skenën.

Një tjetër mbrojtës gjeti recetën e golit, këtë herë ishte momenti i portugezit Guerreiro, i cili solli avantazhin te Borussia në minutën e 60’.

Schalke rigjeti forcën për të reaguar në fund, në minutën e 79’ dhe barazoi gjithçka me Karaman, i cili befasoi “verdhëzinjtë”

Pavarësisht dëshirës së skuadrave për të gjetur një fitues, në fund rezultati nuk ndryshoi.

4 gola për nga një pikë në derbin numër 100-të në Bundesliga midis Schalke dhe Dortmund, me vendasit që shkojnë në koutën e 20 pikëve, ndërsa Dortmund humbet disi terren dhe tani është dy pikë larg Bayern, në kuotën e 50 pikëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...