Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Paqe në derbin e Gjenovës, Piatek rikthehet te goli

Derbi mes Genoas dhe Sampdorias mbylli javën e 13 të kampionatit italian, ndërsa në “Marassi” nuk pati fitues dhe të dy skuadrat ndanë pikët falë barazimit 1-1.

Fabio Quagliarela kaloi në avantazh Sampdorian që në minutën e 8’, por kuqeblutë e Juriç u kundërpërgjigjën vetëm 9 minuta më vonë, me anë të Piatek.

Goleadori polak, që po habit me formën e tij në këtë fillim-sezoni, fitoi një penallti, të cilën e shndërroi po vetë në gol dhe shkoi në kuotën e 10 realizimeve, duke lënë pas Cristiano Ronaldon.

Barazimi nuk ndryshoi aspak pozitat e dy skuadrave në tabelën e renditjes, me Sampdorian që mbetet në vendin e 12 me 16 pikë dhe Genoan një vend më poshtë, me 15 pikë.

Vlen të theksohet se të dy skuadrat vinin pas 3 humbjeve radhazi dhe me këtë barazim, duket sikur shpëtojnë pankinën e tyre të dy trajnerët, si kroati Juriç, ashtu edhe italiani Giampaolo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...