Futboll

Paqe në derbin mes dy Koreve, ja detajet e çuditshme të takimit

Koreja e Veriut u vu përballë Koresë së Jugut në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, ndërsa ai që u luajt në Penian ishte padyshim derbi më i çuditshëm në botë.

Teknikisht të dy vendet janë ende në luftë, por në fushë u ndanë në paqe me rezultatin 0-0, ndërsa pati disa detaje aspak normale në organizimin e kësaj sfide.
Takimi u luajt në stadiumin “1 Maji”, impianti më i madh në botë me kapacitet 114 mijë vende, por edhe pse është një ndeshje që nxiti interes të jashtëzakonshëm në të gjithë botën, të pranishëm ishin vetëm spektatorë nga Koreja e Veriut.

Të vetmit të huaj që u lejuan në stadium ishin anëtarët e skuadrës dhe të stafit koreano-jugor, ndërsa i ftuar i veçantë i derbit korean ishte Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Ndeshja nuk u transmetua drejtpërdrejtë sepse asnjë përfaqësues i mediave ndërkombëtare nuk është lejuar në stadium. Zyrtarët e Koresë së Veriut njoftuan se deri 24 orë pas ndeshjes do t’i sigurojnë skuadrës kundërshtare një DVD me ndeshjen e plotë të regjistruar. Përfaqësueset e Koreve kryesojnë së bashku grupin kualifikues, me 7 pikë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency