Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Paqe në Gjilani-Prishtina, Flamurtari shtang Llapin në Podujevë

Ka përfunduar pa fitues kryendeshja e javës në IPKO Superligën e Kosovës, mes Gjilanit dhe Prishtinës, betejë që u fitua nga mbrojtjet dhe portierët, që nuk lejuan topin të përfundonte në rrjetë.

Ky rezultat la të pandryshuar pozicionet e skuadrave në renditje, që tani kanë nga një pikë më shumë, por mund të përfitojë Ballkani, që nëse fiton nesër ndaj Vushtrrisë, mund të shkëputet me 5 pikë nga Gjilani i vendit të dytë.

Fitore surprizë e Flamurtarit të Prishtinës, në transfertën ndaj Llapit të Podujevës, me rezultatin e thellë 1-4. Dy herë Begolli, Kelmendi e Krasniqi shënuan për kuqezinjtë, ndërsa Llapi gjeti golin e nderit me anë të Hysenit.

Zhgënjeu këtë pasdite edhe skuadra tjetër e Gjilanit, Drita, që u mposht me rezultatin 3-1 nga Trepça ’89, në stadiumin “Adem Jashari” të qytetit të Mitrovicës.

Emini e Jashari shënuan për Trepçën që u ndihmua edhe nga një autogol i Cuculit, ndërsa për Dritën shënoi golin e vetëm Fortunato.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...