Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Paqe në Gjirokastër, Luftëtari ‘fal’ Vllazninë

Me 24 orë vonesë, për shkak të problemeve me trajnerin Gjoka në Shkodër, u luajt edhe ndeshja e fundit e javës së 21-të të Superiores, Luftëtari-Vllaznia.

Në një terren të rënduar për shkak të reshjeve të shiut që kishin rënë më herët dhe që shoqëruan gjithë takimin, ishin pikërisht vendasit ata që patën iniciativën.

Gjithsesi, skuadra e Vllaznisë u mbrojt me kujdes dhe e mbylli në barazim pa gola 45-minutëshin e parë. Pjesa e dytë fillon vrullshëm për vendasit, që shpërdorojnë me radhë 5-6 raste të pastra për gol. 3 herë Kristal Abazaj dhe dy të tjera Dejvi Bregu, nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetën e portierit Sherri.

Vllaznia zgjohet pas minutës së 70’, por e ka të vështirë të futet në zonën e gjirokastritëve, ndërsa Sukaj tenton 3-4 herë nga distance, në mënyrë të dëshpëruar .

Pas vërshëllimës së 3-fishtë të gjyqtarit, sfida mbyllet në barazim pa gola, teksa të dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Ky rezultat lë të kënaqur veçanërisht Vllazninë, që prej 3 ndeshjesh radhazi nuk humbet dhe ka marrë 7 pikë të vlefshme për t’i shpëtuar rënies.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...