Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Paqe në “Mestalla”, kryendeshja e javës përfundon barazim

Ka përfunduar pa fitues ndeshja më interesante e javës së parë në Primera Division, ajo mes Valencias dhe Atletico Madridit, e luajtur sonte në orën 20:00.

Në “Mestalla” ishte pikërisht skuadra e Simeones që mori lojën nën kontroll dhe gjeti golin e epërsisë në minutën e 26’, me anë të Angel Correas.

Argjentinasi përfitoi nga një pasim fantastik i Antoinne Griezmann dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë duke mposhtur portierin Neto.

Valencia arriti të reagojë në pjesën e dytë, teksa barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 56’, kur sulmuesi spanjoll Rodrigo, mposhti Oblak dhe dërgoi topin në rrjetë.

Minutat në vijim sollën raste për të dy skuadrat, por asnjë prej lojtarëve nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë dhe të ndryshojë fatet e ndeshjes, ndërsa barazimi duket se la të kënaqur të dy skuadrat, në këtë debutim sezonal.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...