Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Para nga qielli për tifozët”, klubi amerikan shpërndan 10 mijë dollarë (Video)

Mund të jenë ndër tifozët më të lumtur ata të Las Vegas Lights, klub i kategorive inferiore në Amerikë, që ka vendosur të aplikojë një mënyrë krejt të veçantë për të bërë lajm dhe forcuar lidhjen me fansat.

Las Vegas Lights u hodhi tifozëve të tij 10 mijë dollarë nga një helikopter, gjatë pushimit të një ndeshjeje të dielën e kaluar. 200 tifozë të përzgjedhur që më parë nga klubi, qëndruan në fushë pranë maskotës së skuadrës, ndërsa kartëmonedhat jeshile ju hidheshin nga një helikopter që po fluturonte mbi “Cashman Field”.

Ky event i njohur si hedhja e parave, po bëhet një traditë, duke qenë se i njëjti operacion u organizua dhe vitin e kaluar. Las Vegas Lights renditet në vendin e 14 mes 18 skuadrave që përbëjnë Konferencën e Perëndimit në United States League.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...