Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Paradoksi te Luftëtari, pezullohen trajneri Ahmataj dhe dy futbollistë

Situatë paradoksale te Luftëtari vetëm dy ditë pas fitores me Kukësin në Gjirokastër, që thuajse u siguroi gjirokastritëve qëndrimin në elitë. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi i qytetit të gurtë ka njoftuar se ka pezulluar trajnerin Julian Ahmataj, ndihmësin e tij Novi dhe dy futbollistë, Aleksin e Jackson, për shkak të eliminimit nga Kupa. Drejtuesit e bluzinjve kanë gjetur kështu shkaktarët e disfatës së thellë me Tiranën në takimin e kthimit të Kupës në fazën gjysmëfinale. Kujtojmë që ky vendim vjen 3 javë para fundit të kampionatit, kur është ende në lojë qëndrimin në Superiore.

Deklarata për shtyp e Luftëtarit:

Klubi i futbollit Luftetari, pasi ka ndjekur me shqetesim ecurine e skuadres dhe sidomos humbjen e thelle ne takimin perballe Tiranes, cka solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqiperise, stafi drejtues i klubit, ka analizuar me seriozitet situaten dhe ashtu sic ishte paralajmeruar ka marre masa disiplinore.

Nga ana jone jane pezulluar per nje afat dyjavor, trajneri Julian Ahmataj si dhe zv. trajneri Neritan Novi. Gjithashtu per nje afat dyjavor jane pezulluar edhe futbollistet Albano Aleksi dhe Jackson Ferreira Silverio.

Klubi i futbollit Luftetari nuk mund te toleroje kurrsesi paraqitje si ajo perballe Tiranes ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes, ku skuadra u shthur totalisht, duke pesuar gola dhe nje humbje te pa pertypshme.

Luftetari ben me dije se per trajneret apo lojtaret e pezulluar nuk do te kete masa financiare, duke i paguar ata rregullisht si gjithe pjesa tjeter e skuadres.

Ne keto dy jave, skuadra ne procesin stervitor, apo ndeshjet e kampionatit do te drejtohet nga trajneri i portiereve Jovan Mihajlovic.

Arritja e objektivit mbijetese, edhe pse ende jo matematikisht ben qe skuadra te kete mundesine e rotacionit dhe ne po shohim me perparesi aktivizimin e lojtareve te cileve nuk u eshte dhene mundesia te tregojne vlerat e tyre.

Luftetari ka nisur tashme punen per formatimin e skuadres per sezonin e ri dhe perforcimin e saj me elemente cilesore. Ne jemi te vendosur te ndertojme serish nje Luftetar dinjitoz, i cili do ti jape tonin Superliges Shqiptare dhe do te beje krenar nje qytet te tere.

Ju Faleminderit

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...