Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Paradoksi Teuta, garon për mbijetesë me sulmin e 3-të më të mirë të kampionatit

Teuta është ndoshta paradoksi më i madh i këtij sezoni, pasi djemtë e detit po rrezikojnë mbijetesën ndërkohë që janë skuadra me sulmin e 3-të më të mirë të kampionatit. Nën drejtimin e ish trajnerit Gugash Magani, Teuta njihej si një skuadër shumë sulmuese, pasi i tillë ishte sistemi i lojës së aplikuar nga ish trajneri. Ardhja e Gentjan Begejës në stolin e Teutës ka sjellë një ndryshim rrënjësor pasi është përforcuar shumë mbrojtja që për hir të së vërtetës është reparti i dytë më i dobët pas Lushnjës. Një skuadër që ka shënuar 34 gola, vetëm skënderbeu dhe kukësi kanë shënuar më shumë, Teuta nuk mban në gjirin e saj një sulmues goleador të kampionatit, pasi Latif Amadou me 4 gola është shumë larg garës për Këpucën e Artë. Goleadori i skuadrës është mesfushori Anel Dedic me 8 realizime, ndërkohë që goli është një çështje grupi pasi janë plot 16 lojtarë që kanë shënuar me fanellën e Teutës, duke përfshirë edhe futbollistët e larguar gjatë merkatos së janarit, Nijaz Lena, Albi Dosti dhe Ardit Shehaj. Teuta nuk ka në përbërje një qendërsulmues të mirëfilltë, një Busic, Sowe, Abazaj apo Sukaj që të garantojë të paktën 12 gola në sezon. Paradoksi është se me sulmin e 3-të më të mirë të kampionatit djemtë e detit garojnë për mbijetesë, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin mes më të mirëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...