Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Paralajmërimi nga Argjentina: Messi pritet të sqarojë situatën së shpejti

Prej ditësh e gjithë bota po flet për Lionel Messin dhe të ardhmen e tij, por në mënyrë paradoksale, në një “lumë” deklaratash, mungojnë fjalët e atij më të rëndësishmit, vetë yllit argjentinas.

Megjithatë sipas mediave në Argjentinë, Messi po përgatitet për të folur gjerë e gjatë dhe për të shpjeguar me detaje gjithë çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, që kanë çuar edhe në thyerjen e raportit të tij me Barcelonën, pas 20 vitesh rrugëtimi të suksesshëm së bashku.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë pritet të mbërrijë të hënën në Katalunjë, për t’iu përgjigjur ftesës së Barcelonës për nisjen e përgatitjeve, por njëkohësisht edhe për të bërë hapat formalë drejt divorcit me klubin “blaugrana”.

Ndërkohë ditën e djeshme Josep Bartomeu mësohet se ka shprehur gatishmërinë për të dhënë dorëheqjen, por me kushtin që Messi të pranojë publikisht se e ka problemin me presidentin dhe të vijojë qëndrimin te Barça.

Kjo ofertë është hedhur poshtë nga Lionel Messi dhe babai i tij Jorge Messi, ndërsa që të dy janë me pushime dhe do të vihen në lëvizje vetëm ditën e hënë, njëri për të siguruar divorcin me Barçën e tjetri për të gjetur klubin e ri ku do të transferohet ylli argjentinas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...