Sevilla do të presë Juventusin mbrëmjen e të enjtes në Andaluzi, në një sfidë që do të vendosë një prej skuadrave finaliste të Europa Leagues, trofeut të dytë më të rëndësishëm për klube në Europë.
Tifozët e klubit spanjoll janë të karikuar maksimalisht për të mbështetur skuadrën e tyre në rrugën drejt triumfit për herë të 7 në këtë kompeticion, teksa para ndeshjes kanë paralajmëruar italianët se do të shohin ferrin në Andaluzi.
Lexo edhe:
- Ndërpret kontratën me Shkëndijën, Hasani: Nuk kam çfarë jap më, koha për gjeneratat e reja
- Igli Tare e mbyll me Lazio-n në verë, dy klube gjermane kërkojnë shqiptarin
- Jo vetëm Messi, edhe Neymar kërkon rikthimin te Barça
- Miku i Ronaldos: Nëse Arsenal do kishte firmosur me CR7, sot do kishte fituar titullin e Premier League
“Duam të fitojmë Europa Leaguen e 7 dhe nëse Manchester United pa spitalin psikiatrik të Nervionit, Juventui do të shohë si është një spital psikiatrik në ferr. Do të bëjmë që italianët të pendohen që kanë zgjedhur të bëhen futbollistë dhe t’u dridhen këmbët sa herë që të prekin topin”, shkruhet në komunikatën e tifozve të Sevillas.
Sfida e parë mes Juventusit dhe Sevillas në Torino, përfundoi në barazim 1-1, teksa çështja e kualifikimit ëshët tërësisht e hapur mbrëmjen e të enjtes.
