Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Paralajmëroi gjyqtarin se ishte me COVID, tenisti australian fiton “bastin”

Bernard Tomic u bë protagonist i një episodi të pazakontë në përballjen me Roman Safiullin në raundin e parë të Australian Open. Ai iu drejtua gjyqtarit më fjalët: “Jam i bindur që kam COVID-19″. Dyshimet e 29-vjeçarit u konfirmuan këtë të enjte, pasi australiani ka rezultuar i infektuar me Koronavirus.

Tomic, i cili është jashtë Australian Open, pasi humbi ndaj Safiullin 6-1, 6-4, tha se ai ende ka simptoma të sëmundjes. “Ende ndihem i sëmurë, jam më keq mendërisht sesa fizikisht, sepse doja shumë të kthehesha dhe t’i tregoja publikut australian tenistin që ata shpresojnë të jem. E di që nuk duket ashtu, por ky është fillimi i rikthimit tim. Sëmundja nuk mundi të më godiste me fuqi të plotë”, – tha australiani për “Herald Sun”.

Fakti që Tomic doli pozitiv mund të zbulojë raste të reja, pasi australiani përplasi grushtin e tij me atë të Roman Safiullin. Në fakt, australiani i kishte dhënë gjyqtarit se ishte i gatshëm të vinte bast me një darkë, duke qenë i sigurt që kishte Koronavirusin. Ai kishte hedhur akuza se organizatorët po i linin pjesëmarrësit të ndesheshin pa u bërë testin PCR.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...