Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Paralizohet kryeqyteti, derbi historik në “Air Albania”

Një derbi në Air Albania Stadium si kurrë më parë. E premtja është dita e derbit të kryeqytetit. Partizani sfidon Tiranën në stadiumin e ri të kryeqytetit i cili pritet të jetë i mbushur plot e për plot për këtë sfidë historike dhe shumë rivalizuar mes të kuqëve dhe bardhebluve. Partizani në këtë sfidë pas humbjes ndaj Bylis dhe me presionin e Kukësit nga pas do të kërkojë të ruajë traditën në derbi, sfidë të cilën nuk e humbet që nga 7 shkurti i 2014-ës. Tirana në krahun tjetër nuk ka kundër vetëm statistikat në përballjet direkte me Partizanin por edhe momentin negativ që po kalon. Dy humbjet radhazi ndaj Skënderbeut dhe Kukësit sollën largimin e Julian Ahmatajt, trajnerit të dytë të këtij sezoni që largohet nga stoli i bardhebluve pa përfunduar ende faza e dytë. Në derbi skuadra do të drejtohet nga trajneri i portierëve Emanuel Egbo pasi presidenti Halili nuk kërkon të nxitohet me zgjedhjen e trajnerit të ri. Të dyja ekipet kanë problemet pasi si Lerda edhe Egbo i kanë zgjedhjet të detyruara në disa reparte të fushës.

Partizani pritet t’i rikthehet mbrojtjes me tre lojtarë, teksa para kapitenit Alban Hoxha do të vendosen, Bitri, Boldor dhe Belica, në mesfushë risia do të jetë Alesio Hyseni i cili do të përpiqet të mbulojë sadopak mungesat e Telushit dhe Brojës të skualifikuar dhe Malës të dënuar nga klubi. Në krah të tij do të jenë Melo dhe Romero ndërsa nga krahët e mesfushës do të veprojnë Idrizaj dhe Trashi. 2-shja sulmuese e Partizanit do të përbëhet nga Bardhi dhe Solomon. Te Tirana dilemat janë të shumta për Egbo. Në portë do të jetë Ilion Lika ndërsa nga krahët e mbrojtjes Doka dhe Hoxhallari. Në qëndër Muça dhe Vangjeli janë favoritë ndaj Osmanit dhe Imamit. Mesfusha do të përbëhet nga tre lojtarë Çelhaka, Batha dhe Torassa ndërkohë që Cobbinah dhe Halili do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Michael Ngoo, në skemën 4-3-3. Entuziazmi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm pasi është derbi i parë në histori që do të luhet në Air Albania. 6 pikë i ndajnë dy skuadrat në renditje me Partizanin që do të kërkojë të thellojë avantazhin ndaj Tiranës ndërkohë që bardheblutë do të tentojnë një fitore që u mungon prej më shumë se 5-vjetësh në derbi për t’u rikthyer gjithashtu në garën për titull.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...