Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Paraqitja e mirë në Europë nuk mjaftoi, Laçi nis revolucionin

Revolucioni është largimi i një sistemi i konsideruar i gabuar për ta zëvendësuar me një të ri, në futboll ka shembuj kur një formulë e tillë ka funksionuar, ndërkohë që në futbollin shqiptar ky model është kthyer në një trend sa herë vjen periudha e verës, edhe pse shembujt janë të shumtë kur revolucioni ka rezultuar zgjidhja më e gabuar, gjithsesi tek Laçi kanë besim se ndryshimet e bëra do të sjellin progres dhe jo regres. Skuadra që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 6-të por që gjithsesi luajti në Europë për shkak të problemeve të Flamurtarit e Skënderbeut dhe që në Europa League zhvilloi dy paraqitje mjaft poztitive ndaj Hapoel Beer Shevës edhe pse u eliminua ka vendosur tashmë një “make up” krejt tjetër në krahasim me atë të edicionit të shkuar.

Gentian Selmani u largua drejt Turqisë dhe kish ardhur momenti që kapiteni të provonte nëj aventurë jashtë Shqipërisë, dhe në këtë rast të gjithë janë dakord me transferimin, megjithatë drejtuesit e kishin nisur revolucionin shumë më  herët, aq sa aktualisht futbollistët që kanë marrë valixhet drejt një tjetër destinacioni janë 15, për t’i përmendur të gjithë do të duhej një reportazh me minutazh të gjatë, por sa për të evidentuar disa që sezonin e shkuar bënë diferencën, si për shembull Ndriçim Shtubina që ishte edhe lamtumira më e fundit.

Shkodrani realizoi 10 gola duke qënë golashënuesi më i mirë i bardhezinjve, ndërkaq që janë larguar edhe Toro, Jonuzi, Çokaj e Mersinaj, këta të fundit ishin në formë huazimi. Pa diskutim që ka pasur edhe afrime me vlera si Julian Shehu, Nwabueze apo edhe fimra më e fundit ajo e Flosard Malçit që në karrierë ka qënë edhe pjesë e AEK. Peshorja më e mirë e revolucionit është kampionati, aty do të kuptohet nëse kaq shumë lëvizje do të sjellin progresin apo regresin e skuadrës kurbinase.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...