Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Paraqitje e dobët në Europë, Fonseca “djeg” 4 futbollistë

Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë austriakëve të Wolfsberger, duke u kualifikuar e dytë e grupit në fazën e 1/16-ave të Europa Leagues, ndërsa trajneri Paulo Fonseca nuk e ka miratuar aspak paraqitjen e të tijve.

Ai ka shpërthyer në konferencën për shtyp duke akuzuar se lojtarët e tij e nënvlerësuan kundërshtarin, ndërsa në qendër të kritikave përfunduan emra si Fazio, Under apo Florenzi, të cilët kanë luajtur pak gjatë këtij sezoni.

Veçanërisht Florenzi duket se nuk gëzon aspak besimin e teknikut dhe pritet të largohet në janar, ndërsa skuadrat që e kërkojnë janë të shumta, duke filluar me Interin e vijuar me Milanin e Fiorentinën, që janë gati të paguajnë 10-15 milionë euro për kartonin e tij.

Me valixhe në duar është edhe Nikola Kalinic, që erdhi për të zëvendësuar Dzekon, por dëmtimi e la jashtë fushe dhe në janar sulmuesi kroat pritet të rikthehet te Altetico e Madridit, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Më i vështirë duket një largim i mbrojtësit Fazio, pasi mosha e argjentinasit është relativisht e madhe dhe asnjë skuadër nuk ka ndërmend të investojë te ai, përveçse po të mund ta marrë falas.

Sa i përket Under, turku pritet të mbetet pjesë e verdhekuqve deri në fund te sezonit, ku e pret një punë e vështirë për të fituar një vend titullari në formacionin e Fonsecës dhe nëse nuk ia del, duhet të bëjë gati valixhet për një tjetër destinacion.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...