Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Parashikimi i djalit të Ancelottit: Çdo lojtar do të ketë psikologun e vet personal

Roli i psikologut në futbollin modern është gjithnjë e më shumë i rëndësishëm. Ndeshje pafund, presion për të fituar, ofendime nga tifozët, por edhe probleme mentale të shkaktuara nga dëmtime të rënda.

Rikuperimi i një dëmtimi apo marrja e vetes pas një disfate të dhimbshme kanë nevojë të kurohen plotësisht edhe me ndihmën e një psikologu, gjithnjë e më i nevojshëm në botën e futbollit.

Djali i Carlo Ancelottit, njëkohësisht pjesë e stafit të tij teknik dhe një nga ndihmësit kryesor të trajnerit të Realit të Madridit, Davide Ancelotti ka bërë një parashikim rreth lojës më të bukur në planet.

Në të ardhmen, çdo lojtar do të ketë psikologun e vet personal”, është shprehur 33-vjeçari, pjesë e brezit të ri të trajnerëve, të cilët bazohen shumë te shkenca dhe psikologjia për të ndihmuar sa më shumë ekipet dhe lojtarët.

Davide është pjesë e Realit prej verës së vitit 2021, kur babai i tij Carlo nisi aventurën e dytë në krye të Realit. Italiani udhëhoqi “Los Blancos” drejt fitimit të titullit, Champions League, Superkupës së Spanjës dhe Superkupës së Europës.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...