Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Parashikimi i Mourinhos: Ja cilat skuadra e kalojnë grupin

Jose Mourinho një ditë do të drejtojë një përfaqësuese, por jo tani shpejt. Megjithatë, portugezi do ta ndjekë nga pranë kampionatin botëror, duke qenë se është kontraktuar nga gjiganti rus “Russia Today” si analist. Pikërisht për këtë media të rëndësishme, që financohet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Jose Mourinho ka parashikuar se cilat skuadra do të kalojnë grupet.

Në Grupin A, sipas Mourinhos, do të avancojnë Ururguaji dhe Rusia. Asnjë surprizë në Grupin B, edhe tekniku i United konsideron të kualifikuara Spanjën dhe Portugalinë. Në Grupin C trajneri nga Setubali nxjerr jashtë Danimarkën, duke kualifikuar Australinë dhe natyrisht Francën.

Surprizën e ofron në Grupin D, ku sipas Jose Mourinhos Kroacia nuk do t’ia dalë, po ashtu si Islanda, teksa kualifikimi do t’i shkojë Argjentinës dhe Nigerisë. Brazili dhe Zvicra në Grupin E, ndërsa Gjermania e Meksika do të shkojnë më tej në Grupin F, duke i besuar portugezit, Suedia do të skualifikohet. E thjeshtë të parashikohet Grupi G me Anglinë e Belgjikën që janë dukshëm favorite, ndërsa nuk mungon surpriza në Hrupin H, sespe, sipas Mourinhos, Kolumbia e Rodriguez e Cuadrados do të eliminohet që fazën e grupeve, me Poloninë e Senegalin që do të kalojnë më tej. Për tenikun 50-vjeçar Gjermania është në “pole posititon” për ta fituar eventin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...