Formula 1

Parashikimi i Ricciardos: Starti i Botërorit, me emocione dhe gabime

Daniel Ricciardo beson se gara e parë e Formulës 1, që do të zhvillohet pas krizës së Koronavirusit, do të jetë një kaos i vërtetë. Sipas 30-vjeçarit Australian, koha e gjatë pa gara dhe periudha e tejzgjatur e izolimit do të influencojnë ndjeshëm që sezoni të nisë në mënyrë kaotike, me një garë të vrullshme dhe plot të papritura.

Një skenar deri diku i pritshëm, duke patur parasysh që edicioni I radhës pritet të startojë pa teste dhe pas një shkëputjeje vërtet shumë të gjatë. Siç dihet, provat e fundit janë kryer në muajin shkurt, në Barcelonë, në pistën e Montmelosë, ku mbahet Çmimi i Madh i Katalunjës dhe me një kohë të tillë kaq të gjatë pa u ushtruar dhe pa ngarë njëvendëshet e tyre, pilotët me shumë gjasa do të përballen me gabime dhe shumë incidente gjatë garës.

Piloti me origjinë italiane, që jeton aktualisht në Montecarlo, beson se gara e parë e sezonit për vitin 2020 do të jetë një kombinim interesant i emocioneve, kënaqësisë së pilotimit dhe padurimit për të bërë mirë dhe për të shkëlqyer që në start. Ricciardo nuk ka asnjë dyshim se në momentin që do të ndizen motorët, që të gjithë do të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për të filluar sezonin.

Sipas kalendarit të përcaktuar, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndryshime apo modifikime të tjera të itinerarit, karvani i makinave të Formulës 1 pritet të fillojë garimin në fillimin e gjysmës së dytë të vitit, më saktë në datën 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë, që do të zhvillohet në Spielberg në A1-Ring, në pistën që mban emrin e ish-ekipit të tij të dikurshëm, Red Bull Ring. Nëse do të respektohen afatet e përcaktuara që më herët, një kohë e tillë përkon me plot 4 muaj pa aktivitet për të gjithë. Me një situatë të tillë Daniel Ricciardo pret që shumë pilotë të bëjnë gabime për shkak të adrenalinës që prodhon një garë e këtij sporti. Më së shumti ai parashikon probleme në pozicionim, frenim apo dhe përllogaritjen e faktorëve të ndryshëm, që përcaktojnë distancën e nevojshme për të kryer siç duhet një parakalim të rregullt dhe të suksesshëm nën regjimin e shpejtësive të zakonshme, shumë të larta.

Ricciardo konsiderohet si një ndër pilotët me më shumë eksperiencë në qarkullim. 30-vjeçari nga Perthi krenohet me 7 fitore dhe numëron 3 pole position, 13 herë autor i xhiros më të shpejtë të garës, 29 podiume dhe plot 1040 pikë të grumbulluara në karrierë, megjithëse për hir të së vërtetës suksesin e fundit në këtë kampionat ai e ka regjistruar në vitin 2018, në Cmimin e Madh të Monakosë, por gjithsesi duhet theksuar që asokohe piloti australian garonte me ekipin austriak Red Bull Racing.

Ai shpjegoi se kohën e izolimit gjatë pandemisë së Koronavirusit e ka kaluar në vendlindje, në fermën që ka në Perth, në pjesën jugperëndimore të Australisë. Ricciardo pret që me të filluar kampionati të mos ketë më probleme dhe gjërat të rrjedhin normalisht, pasi kalendari parashikon zhvillimin e disa garave radhazi në Kontinentin e Vjetër, pra nuk do të jetë e nevojshme për të përshkuar distanca të gjata, duke humbur kohë nëpër fluturime. Daniel Ricciardo, siç dihet ka kaluar në radhët e skuadrës Renault, megjithatë ky mund të jetë edicioni i fundit për të me ekipin francez, pasi në fund të këtij sezoni atij i përfundon kontrata.

Në fund të intervistës së tij, Daniel Ricciardo shtoi se nuk i ka humbur shpresat për t’u kurorëzuar me titullin kampion, në botërorin e pilotëve, sidomos tani që bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore në strukturë dhe modifikim të rregullores, deri në atë pikë sa për të ulur shpenzimet apo përcaktuar një limit për buxhetin e skuadrave, gjë që në mënyrë të kuptueshme do të shtonte ndjeshëm konkurrencën në këtë sport.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency