Katar 2022

Parashikimi matematikor: Messi fiton Kupën e Botës, mposht në finale…

Kupën e Botës “Katar 2022” e fiton Argjentina. Parashikimi nuk është i oktapodit të famshëm “Pol”, që gjeti të gjithë ndeshjet e “Gjermani 2006”, por i një lloji të ngjashëm me algoritmin matematikor, i bërë nga Joachim Klemen, i cili me profesion është agjent burse, por që krenohet me parashikimet në futboll.

Personi në fjalë ka mundur të bëjë një parashikim të saktë përmes përmes sistemit të vet të llogaritjeve si për suksesin e Gjermanisë në “Brazil 2014” dhe për atë të Francës në “Rusi 2018”.

Me pak fjalë, Leo Messi dhe të gjithë njerëzit argjentinas mund të kryqëzojnë gishtat duke shpresuar që Klemen të parashikimit e tretë të saktë në Kupën e Botës.

Argjentina fitoi “Copa America 2021”, pas 28 vitesh agjërim dhe tani ëndërron të ngrejë lart trofenë më të rëndësishëm në futboll, diçka që e ka bërë dy herë në histori, në shtëpi në vitin 1978 dhe në vitin 1986 në Meksikë (suksesi i fundit mbahet mend për magjitë e Diego Armando Maradonës.”

“Kampione do të jetë Argjentina, Anglia mposhtet në finale”. Klemen, i cili punon për “Liberum Capital Ltd.”, përdori një formulë që kombinonte forcën e skuadrave me variabla socio-ekonomikë, përfshirë GDP-në, të cilat mund të ndikojnë në performancën e ekipeve të ndryshme kombëtare. Në detaje, sipas përllogaritjes, Argjentina do të mundë në finale Anglinë, pasi të ketë eliminuar në gjysmëfinale Spanjën. Sigurisht që duhet marrë në konsideratë gjithmonë një marzh gabimi dhe Klemen bën shaka me këtë…: “Meqenëse jam marrë me shërbime financiare, kam mësuar si të gjej justifikime nëse më mungojnë disa parashikime. Nëse e gjej, është aftësi, nëse gabohem është faji i dikujt tjetër…”.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency