Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Paratë arsyeja e dështimit të bisedimeve mes Dybala dhe Tottenham, argjentinasi u tregua “lakmitar”

Një nga lojtarët që sezonin e ardhshëm do të nisë një aventurë të re është edhe Paulo Dybala. Argjentinasi nuk rinovoi kontratën me Juventusin pasi klubi dhe sulmuesi nuk gjetën “gjuhën e përbashkët” në lidhje me anën ekonomike. Dhe paratë, duket se po i prishin jo pak punë Dybalas pasi së fundmi për shkak të kërkesave të larta financiare të 28-vjeçarit, Tottenham është tërhequr për të nënshkruar me “La Joya”. Në shtypin britanik theksojnë se Spurs e konsideron të tepruar qëllimin e Dybalas për të përfituar 280.000 paund në javë.

Edhe pse sulmuesi kishte pëlqimin e trajnerit Antonio Conte, në këtë rast drejtuesit e Tottenham vendosën “veton” dhe përjashtuan çdo mundësi për të nënshkruar me Dybalan nën kushtet financiare të argjentinasit.

Tashmë, mundësia më konkrete për sulmuesin mbetet ajo e transferimit te Inter që i ofron një kontratë sezonale nga e cila Dybala mund të përfitojë deri në 6 milionë paund, ose ndryshe 260.000 paund në javë.

Bisedimet me zikaltërit janë të avancuara edhe për shkak të drejtorit sportiv Beppe Marrota që njihet me Dybalan prej kohës kur e transferoi te Juventus dhe mbetet një admirues i cilësive të futbollistit nga Laguna Larga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...