Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Paratici: Asnjë kontakt me Icardin, flasim vetëm në periudhë merkatoje

Drejtori sportiv i klubit torinez të Juventusit ka folur mbi disa prej çështjeve që përbëjnë agjendën e ditës, por meqë tema Icardi-Inter është kthyer në serialin më të përfolur të ditës, Paratici zbulon diçka më shumë nga ajo që u përfol në media si një tentative e bardhezinjve për të veshur bardhezi argjentinasin.

“Icardi? Atëherë ne jemi në shkurt dhe nuk mund të flasim për një çështje të tillë pasi Icardi është një lojtar i Interit. Gjatë verës së shkuar, nuk bëmë asnjë avancim drejt lojtarit dhe nuk patëm asnjë bisedë me zonjën e tij Wanda Nara”, por siç ndodh rëndom në sesionet e merkatos, drejtori sportiv zbulon se bardhezinjtë morën informacion mbi pozitat e sulmuesit tek Interi, duke dashur të dinin predispozitën e tij mbi një të ardhme bardhezi.

“Ndoshta verën e ardhshme mund të tentojmë një operacion të tillë, vijon drejtuesi juventin, por theksoj se nuk e kemi shqetësuar Interin duke u bërë faktor apo të kemi dalë më ndonjë ofertë direkte”.

Më pas drejtori sportiv i “zonjës së vjetër” flet mbi emrat e disa lojtarëve që mund të përbënin listën preferenciale të Juves, me emra të tillë si Zaniolo, Chiesa, Barella e Tonali.

“Sodisfaksioni është i madh kur ka të rinj italianë të talentuar si këta që përmendëm, por ende nuk ka ndonjë projekt për ndonjë operacion përkatës”, tha njeriu i merkatos te bardhezinjtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...