Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Paratici: Donim të blinim Icardin, morëm Ronaldon

Në ditën kur Juventusi zyrtarizoi afrimin e Aaron Ramsey-t, Fabio Paratici, drejtori sportiv i bardhezinjve, zbulon prapaskenat e merkatos verore, që kulmoi me blerjen e Cristiano Ronaldos nga Reali i Maridit, një lëvizje që befasoi opinionin futbollistik. Gjithashtu, ai u paraprin disa lëvizjeve të tjera të mëdha, që do ta përforcojnë edhe më shumë klubin bardhezi.

Duke folur për ngjarjet e verës së kaluar, ai theksoi se plani i drejtuesve ishte të mposhtnin konkurrencën e skuadrave rivale dhe të motivonin më shumë ekipin bardhezi.

“Ishim të mendimit se duhet të blinim Icardin e të bënim një rrëmujë të madhe… ose të blinim Ronaldon. Dhe kështu ndodhi. Në përballjen me Realin, Mendez, sikurse bën zakonisht, u afrua dhe unë i thashë: Cristiano ka shënuar gola të pabesueshëm. Ai më pa dhe më tha: Ti ndoshta nuk e beson, por ai do të lëvizë nga Reali dhe dëshiron të vijë tek Juventusi….”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...