Tenis

Paris/Djokovic siguron finalen e 6-të në karrierë, e pret dueli me Shapovalov

Novak Djokovic ruajti rekordin e tij perfekt në ndeshjet gjysmëfinale në Mastersin e Parisit, teksa mposhti në vetëm dy sete numrin 27-të të botës Grigor Dimitrov. Edicionin e kaluar Nole u thye në finale nga rusi Karen Khachanov, ndërsa më herët numri 1 i botës ka mundur me radhë emra si Gael Monfils, David Ferrer, Milos Raonic dhe Andy Murray, kështu që ditën e dielë 32-vjeçari nga Serbia do të luajë finalen e gjashtë në karrierë në Mastersin e përvitshëm indoor në Paris – Bercy.

Djokovic kryesonte 8-1 bilancin e përgjithshëm të sfidave ndërmjet tyre, me të vetmën disfatë të pësuar 6 vjet më parë në tre sete, në Mastersin e Madridit në fushë dheu, sidoqoftë këtë herë tenisti bullgar të paktën luajti minimalisht si i barabartë në setin hapës. Seti i parë ishte tepër i rivalizuar, i dominuar nga servisi, pasi të dy tenistët dështuan për të krijuar mundësi për break në shërbimet e kundërshtarit.

Ashtu siç edhe pritej llogaritë u mbyllën në tie break, ku 28-vjeçari bullgar përmbysi disavantazhin 2-3, duke marrë tre pikë rresht. Kur kryesonte 5-3 Grizho humbi një mundësi të shkëlqyer nga fare pranë rrjetës, pas një shkëmbimi tepër të gjatë me plot 32 goditje dhe në fund Djokovic koleksionoi katër pikët e fundit të setit për të fituar 7-5 në afërisht një orë lojë.

Në setin pasardhës Nole u mjaftua thjesht me një game me break në game-n e pestë, për të përfunduar krejt takimin me rezultatin 7-6, 6-4. Numri 1 i botës nuk u përball me asnjë mundësi për break dhe humbi vetëm 6 pikë gjithsej në shërbimin e parë, duke fituar kështu 34 nga 40 pikët në dispozicion, pra plot 85% të pikëve në shërbimin e tij të parë.

Fitorja e 11 në 12 ndeshjet e fundit të sezonit për Nolen, ku përjashtim bën vetëm humbja me tenistin helen Stefanos Tsitsipas në fazën çerekfinale në Mastersin e Shangait, por mbi të gjitha bëhet fjalë për suksesin e 11-të rresht pa humbur qoftë edhe një set. Kështu për të tretin vit radhazi në Mastersin Francez do të jetë i pranishëm një tenist nga Serbia, Filip Krajinovic, që tre vjet më parë u mposht në dy sete nga tenisti nga Shtetet e Bashkuara Jack Sock, si dhe vetë Novak Djokovic që në këtë mënyrë u kualifikua për edicionin e dytë rresht në turneun indoor parizien.

Finalja e gjashtë sezonale për Nolen, që tashmë barazohet me dyshen Roger Federer – Dominic Thiem, ndërsa në vendin e parë kryeson me diferencë numri 4 i botës, tenisti rus Daniil Medvedev me 9 të tilla, gjithsesi Djokovic që sivjet ka triumfuar në Australian Open, Madrid, Wimbledon dhe Tokyo, të vetmen finale në vitin 2019 e ka humbur në “Qytetin e Përjetshëm”, kur u mund në tre sete nga Rafa pikërisht në Mastersin e Romës.

Novak Djokovic që e ka kompletuar “Golden Masters”-in, duke i fituar që të nëntë turnetë e kësaj kategorie, synon trofeun nr. 34 Masters 1000, pra vetëm një larg tenistit që kryeson, spanjollit Rafael Nadal. Finalja e ditës së dielë është e 50-ta në karrierë për Nolen në turnetë Masters dhe Djokovic do të paraqitet në fushën qendrore në Palais Omnisports tepër favorit, duke patur parasysh që përballë tij nuk do të jetë numri 2 i botës Rafael Nadal, por tenisti kanadez Denis Shapovalov.

32-vjecari nga Serbia i ka fituar që trija përballjet ndërmjet tyre, në Melbourne, Romë dhe Shanghai, të gjitha të luajtura gjatë vitit 2019, ku për hir të së vërtetës Nole ka humbur vetëm një set në Australian Open. Numri 28 i botës që kishte një bilanc të barabartë me Rafën 1-1 u kualifikua për në finalen e parë Masters në karrierë pa shkëmbyer asnjë top, sepse tenisti spanjoll Rafael Nadal u tërhoq për arsye të problemeve abdominale, që pati gjatë seancës stërvitore të paradites.

Kurioz është fakti që 12 muaj më parë Rafa nuk mori pjesë në Mastersin Përmbyllës pikërisht për shkak të problemeve të ngjashme, gjithsesi pavarësisht rezultatit të finales të hënën në mesditë 33-vjeçari nga Majorka do të rikthehet si numri 1 në klasifikimin e përgjithshëm ATP, për të mbretëruar për javën e 197 në fron, ndërsa në krahun tjetër me 240 pikët e përfituara në fazën gjysmëfinale 20-vjeçari i lindur në Tel – Aviv do të katapultohet drejt e në vendin e 17-të në renditjen botërore.

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency