Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Paris Saint Germain nuk ndalet në merkato

Paris Saint Germain nuk e konsideron të mbyllur merkaton me transferimin rekord të Neymar për 222 milionë euro, në kryeqytetin francez duan edhe Mbappe me klubin e sheikëve që pritet ti prezantojë një ofertë Monacos. Sulmuesi i ri francez ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të europës dhe largimi i tij nga Principata është shumë pranë, edhe pse Monaco i ka vënë një cmim prej 180 milionë eurosh.

Deri tani Reali i Madridit është ekipi më i mirëpozicionuar në garën për Mbappe, që nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Cristiano Ronaldon dhe të luajtur përkrah tij mund të jetë një faktor i rëndësishëm për një futbollistin 18-vjecar. Problemi i vetëm është koha, pasi Reali i Madridit do të preferonte që Mbappe të qëndronte edhe një vit te Monaco, ndërsa te Psg e duan menjëherë pasi me transferimin e tij këtë verë do të formonin një tredhëmbësh të frikshëm sulmi të përbërë nga Mbappe, Cavani dhe Neymar. Vlen të theksohet se problemet nuk është se do të jenë të vogla për ekipin francez. më i vështirë për tu zgjidhur është ai ekonomik, pasi ju duhet të evitojnë kurthin e Fair-Playt financiar. Pasi janë shpenzuar 222 milionë euro për Neymar duhet gjetur një formë për të financuar një transferim tjetër që do të shkaktonte një tjetër tërmet në merkato.

Duke mbajtur parasyh që Neymar do të kushtojë rreth 120 milionë euro në vit duke përfshirë këtu blerjen dhe pagën Psg është e detyruar të shesë mirë këtë verë, Krychowiak, Jese dhe Aurier e kanë portën e largimit të hapur por operacioni që do të sillte më shumë fitime për Psg është shitja e Angel di Marias, me parizienët që shpresojnë të arkëtojnë 70 milionë euro nga shitja e argjentinasit. Ditët e fundit është folur për interesimin e mundshëm të Barcelonës nisur edhe nga miqësia e Di Marias me Messin, por nuk ka asnjë ofertë konkrete. Një ndër ata që do të vuajnë më shumë transferimin e Neymar është Julian Draxler, që u ble për 40 milionë euro para 8 muajsh, por tanimë me mbërritjen e brazilianit Draxler është drejt largimit me menaxherin e tij që është parë në Barcelonë dhe mediat gjermane që e shikojnë të ardhmen e Draxler me fanellën blaugrana.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...