Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Parisi i kërkon të shporret, për Neymar ka një “El Clasico” në merkato

I gjithë Parisi po “zien” për çështjen “Neymar”. Qëndrimi i sulmuesit brazilian në kryeqytetin francez është i pamundur dhe kjo u kuptua qartë edhe gjatë përballjes së parë të kampionatit, e fituar thellë 3-0 ndaj Nimes.

Banderola (Neymar, zhduku!) dhe kore të tifozëve kundër O’Ney (Neymar, bir kurve!), tifozët e PSG-së nuk kanë më simpatinë më të vogël për 27-vjeçarin, që me qëndrimin e tij duket se e ka mbushur kupën.

Nëse do të bëhej fjalë për një futbollist të zakonshëm, diskutimi do të ishte ndryshe, por një futbollist që ka kushtuar 222 milionë euro duhet të menaxhohet me shumë kujdes, pasi humbjet, sigurisht ato ekonomike, do të ishin të pallogaritshme.

Që Neymar nuk do të jetë më pjesë e PSG-së, kjo është më se e qartë, por cili do të jetë destinacioni i brazilianit, Barcelona apo Neymar?

Duket sikur jemi kthyer 6 vite pas në kohë, pikërisht në vitin 2013, kur dy gjigantët e futbollist spanjoll konkurronin fort në merkato për shërbimet e ish-talentit të Santosit. Atëherë fitoi Barça, që gjithsesi pati kosto me pas gjyqeve të zhvilluara për shmangie të detyrimeve tatimore.

Si Barcelona, ashtu edhe Reali, nuk janë të gatshëm të paguajnë shuma marramendëse për Neymar. Katalanët janë të disponueshëm për ta huazuar ose blerë duke përfshirë edhe shkëmbimin me Coutinhon (ndoshta edhe të ndonjë elementi tjetër, si Rakitic apo Dembele).

Reali, gjithashtu ka shpenzuar shumë gjatë kësaj vere me blerjen e emrave të tillë si Hazard, Jovic, Miltao e Mendy, ndaj ofron 120 milionë euro plus kartonin e James Rodriguezit. Parizienët do ta pranonin ofertën nëse përfshihej Isco dhe jo James, por Zidane nuk ka ndërmend të heqë dorë nga spanjolli. Ndoshta duke shtuar edhe një nga portierët, Navas apo Courtois, atëherë kampionët e Francës mund të dorëzohen.

Deri në fillim të shtatorit, kur të mbyllet përfundimisht merkatoja, do të luhet një “El Clasico” e nxehtë në zyra për të fituar kartonin e Neymarit.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...