Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Parisi thyen Bajernin, Chelsea fitore “in extremis” ndaj Atleticos

PSG është një prej pretendentëve kryesore për të marrë trofeun e Champions League këtë vit dhe këtë e tregoi më së miri mbrëmjen e së mërkurës, ku mposhti në stadiumin “Parc des Princes” 3-0 rivalët e Bayern Munich. Kanë mjaftuar vetëm 2 minuta lojë që Daniel Alves të ndëshkonte bavarezët duke kaluar kështu vendasit në avantazh, e kur pritej reagimi i skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti, Edinson Cavani ka dyfishuar rezultatin për të në të 31’.

2-0 ka përfunduar fraksioni i parë i kësaj “finaleje”, por edhe në pjesën e dytë, pavarësisht përpjekjeve, gjermanët nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në krahun tjetër Neymar nuk i ka falur në minutën e 63-të, duke dërguar topin pas shpinës së portierit të dytë të Bayern Munich, Sven Ulreich. Po me të njëjtat shifra është mbyllur edhe ndeshja tjetër e grupit B, Anderlecht-Celtic, vetëm se në këtë rast triumfatorët kanë qenë miqtë.
Në grupin C, Chelsea arriti një fitore në limitet e kohës shtesë, kur Batshuayi shënoi golin e fitores për blutë. Spanjollët ishin të parët që kaluan në avantazh, kur Griezmann në të 40-ën realizoi në mënyrë perfekte një 11-metërsh, por blutë e Londrës nuk u dorëzuan dhe në të 60-ën Morata barazoi shifrat në 1-1. Më herët, në orën 18:00, Roma luajti ndaj Karabakut të Ansi Agollit dhe triumfoi gjithashtu me rezutatin 1-2.

Në grupin D, Barcelona nuk ka pasur shkëlqimin e zakonshëm ndaj Sporting në Portugali, por kanë dalë nga stadiumi “Jose Alvalade” me 3 pikë, pas autogolit të Sebastian Coates, që në të 49-ën devijoi topin në portën e tij. Juventus ka triumfuar 2-0 në shtëpi ndaj grekëve të Olimpiakos, të cilët vetëm pak ditë më parë larguan nga drejtimi i skuadrës shqiptarin Besnik Hasi. Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Higuain në të 69-ën dhe 11 minuta më pas Mandzukic dyfishoi rezultatin.

Plot 10 gola u shënuan në dy ndeshjet e grupit A, ku Basel shkatërroi 5-0 Benfikën në shtëpi dhe Manchester United shënoi 4 herë në transfertë kundër rusëve të CSKA së Moskës, duke e mbyllur ndeshjen 1-4.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...