Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Parma e tremb, por Lazio kalon në çerekfinale falë Muriqit

Lazio kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Atalantën. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi iu imponua 2-1 në fazën e 1/8 -ave Parmës, e cila rrezikoi ta çonte sfidën në shtesë.

Titullarë në radhët e bardhekaltërve ishin portieri Thomas Strakosha dhe “dardani” Vedat Muriqi, të cilët qëndruan në fushë gjatë gjithë ndeshjesh, ndërsa Marco Alia ishte portieri i tretë në stol.

I pafat gjiganti Muriqi në minutën e 14-të, me shtyllën që i mohoi golin. Edhe pak çaste më vonë rrezikoi portën e Parmës, por pa mundur të shënonte.

Gjithsesi, në minutën e 24-t, Marco Parolo zhbllokoi me kokë rezultatin, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij. Lazio dominoi në lojë dhe raste edhe në minutat në vazhdim, megjithatë golin e radhës e shënuan miqtë me Valentin Mihailan, që me një aksion individual mundi të mposhtte Strakoshën.

Me fat Lazio në minutën e fundit të kohës së rregullt, teksa Colombi i Pamës devijoi në mënyrë të pavullnetshme një top drejt portës së tij, pas goditjes me kokë të Muriqit. Topi pasi u kthye nga shtylla, u përplas në shpinën e portierit të Parmës për përfunduar përtej vijës fatale. Pikërisht ky autogol i dha kualifikimin Lazios në fazën çerekfinale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...