Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Partizan, Bate nuk është ajo e para, ja si ka “rënë”! Të kuqtë shanse reale për kualifikim!

Partizani do të përballet me Bate Borisov në raundin e parë kualifikues të Champions League. Rival i vështirë siç edhe pritej, duke qenë se kampionët e Shqipërisë ishin në vazon e dytë të grupit 3, ku përveç Bates mund të përballeshin me skuadra të tjera të forta si Sherif Tiraspol, Astana, Maccabi Haifa apo dhe Zrinjskin që sezonin e kaluar eliminoi Tiranën në raundin e dytë të Conferencë League.

Gjithsesi pavarësisht emrit dhe historisë, klubi më i suksesshëm bjellorus (Bate numëron 15 tituj kampion) ofron edhe disa avantazh. Pikë së pari Bate nuk është më skuadra e frikshme e disa viteve më parë, kur shkonte në grupet e kompeticioneve europiane, mision që për herë të fundit ja ka dalë në sezonin 2018-2019 kur eliminohej nga 1/16 nga Arsenali në Europa League, ndërsa kishte qenë dy herë radhazi në grupet e Champions tre vite më parë, në 2015-2016 kur eliminohej nga një grup me Romën, Barcelonën dhe Bayer Leverkusen.

Lexo edhe: 

Bate Borisov një vit më parë kishte shkuar sërish në një grup në Champions me Porton, Athletic Bilbaon dhe Shakhtar Donetsk. Interesant është fakti se edhe në atë vit, pra 2014-2015 në kulmin e fuqisë së saj moderne, Bate Borisov kalonte kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun në raundin e dytë kualifikues të Championsit vetëm falë rregullit të golit në fushë kundërshtare pasi kishin barazuar 1-1 në Shqipëri ndërsa ndeshja në Bjellorusi kishte përfunduar po në barazim 0-0.

Një motiv më shumë për Partizanin për të shpresuar, është padyshim edhe fakti se Bate Borisov është e detyruar ti luajë ndeshjet në shtëpi në fushë asnjëanëse , një avantazh më tepër për skuadrën e trajneri Zoran Zekic që do të luajë ndeshjen e parë në Tiranë ndërsa të dytën në transfertë.

Pavarësisht traditës së pasur në kompeticionet europiane 5 herë pjesëmarrëse në grupet e Champions, Bate sot ka një skuadër që vlerësohet 7.7 milionë euro, pra jo shumë larg Partizanit aktual që ka një organikë që i afrohet 6 milionë eurove. Me një ekip ku pjesa dërmuese janë lojtarë bjellorusë, dhe që si avantazh kanë përgatitjen fizike , duke qenë, Bate është në kulmin e formës fizike, pasi aktualisht atje luhet java e 11 e kampionatit, me kundërshtarët e Partizanit që renditen në vendin e pestë me 16 pikë.

Një tregues tjetër ky që Bate nuk është më ai ekip i frikshëm i së kaluarës, një motiv më shumë për Partizanin për të besuar te një kualifikim që edhe pse i vështirë nuk është aspak i pamundur, në dy takime që do të luhen i pari në Shqipëri në 11ose 12 korrik dhe i dyti në transfertë një javë më pas.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...