Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Partizani – Apolonia, duel Superioreje në Kupë

Kupa e Shqipërisë po hyn në një fazë interesante, pasi në 1/8-at e finaleve nuk mungojnë duelet e Superiores, siç është Partizani – Apolonia. Akoma më intrigante e bën edhe fakti që këto sfida do të luhen me një takim të vetëm, kushtëzuar nga nisja e vonë e sezonit pas bojkotit të Ligës.

Të favorizuara nga shorti janë ekipet e renditura më lart në klasifikim, por kjo nuk mund të thuhet për të kuqtë, të cilët shtëpinë e tyre për këtë duel duhet ta gjejnë në Pogradec. Sfida ndaj Apolonisë do të luhet në “Gjorgji Kyçyku”, për shkak se asnjë nga stadiumet e kryeqytetit nuk është gati për si pasojë e riparimeve që i janë bërë fushave të tyre.

Kupa është një objektiv real për Partizanin, për më tepër që edhe rruga për t’i shkuar deri në fund është më e shkurtër. Ilir daja duhet të bëjë llogaritë me formën e futbollistëve, por në favor është aspekti psikologjik, pas asaj fitoreje të rëndësishme në kampionat ndaj Kukësit.

Alban Hoxha nuk do të jetë me skuadrën, duke qenë se është grumbulluar nga Edy Reja në Kombëtaren Shqiptare, ashtu si dhe Esat Mala, që është grumbulluar nga Alban Bushi për ndeshjet e 21-vjeçarëve të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe Anglisë. Edhe në krahun tjetër mungesë e madhe do të jetë kapiteni Eljon Sota, që do të jetë pjesë e 21-vjeçarëve së bashku me Malën. Të tre pritet të jenë mungesa të rëndësishme në këtë duel, ku synimet e ekipeve janë për të shkuar sa më larg.

Përballja e fundit midis tyre daton më 4 prill 2015, ku një gol i Stevan Racic u mjaftoi të kuqve për të triumfuar në fazën e fundit të kampionatit.

Në këto dy javë Partizani ka provuar si humbjen edhe fitoren, ndërkohë që Apolonia nuk ka marrë më shumë se një pikë pas humbjes në Shkodër dhe barazimit me Bylisin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...