Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Partizani barazon 1-1 në miqësoren me Robur Sienën

Partizani barazoi 1-1 me Robur Sienën miqësoren e tretë në tokën italiane, ku të kuqtë po zhvillojnë fazën përgatitore. Të dy goal e kësaj sfide u shenuan në pjesën e dytë, ku fillimisht realizuan toskanët me Emmausso 2 minuta nga starti i pjesës së dytë, ndërsa në të 68-ën barazoi Emiliano Vila, pasi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes.

Këtë takim  të zhvilluar në stadiumin 15-mijë vendësh Artemio Franchi të Sienës trajneri i të kuqve Mark Iuliano hodhi në fushë një formacion sulmues 4-3-3, me Hoxhën në portë, në mbrojtje Fejzullahi dhe Kotobelli nga krahët, ndërsa dyshja Krasniqi në qendër të mbrojtjes. Në mesfushë u rreshtuan nga minuta e parë Adorian La Camera dhe Vila, ndërsa në sulm Basrak dhe Herrera në mbështetje të të avancuarit Xhevahir Sukaj.

Pjesa e dytë nis me ndryshime për të kuqtë, me Atandën dhe Prognin që zëvendësuan Krasniqin dhe Basrak. 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Sukaj dhe La Camera ua lanë vendin Bardhit dhe Bathës, ndërsa pak minuta më vonë për Fejzullahin dhe Kotobellin u hodhën në fushë Kalari dhe Selvagio.

Partizani ishte i pafat në minutën e 88-të të takimit, kur Adorian u ndal nga shtylla. Mbyllet në barazim jë tjetër test i rëndësishëm për të kuqtë, që i jep mundësia Mark Iulianos të krijojë një ide sa më të qartë për skuadrën që ka në dispozicion në prag të sezonit të ri futbollistik.

 

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...