Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Partizani beson te kualifikimi, gati për sfidën vendimtare në Baku

Partizani është gati për “misionin azer”, ku do të tentojë kualifikimin për në fazën e dytë eliminatore të Ligës së Kampionëve, përballë skuadrës së mirënjohur të Qarabagut, në sfidën që do të zhvillohet në “Dallga Arena”, në orën 19:00.

Kundërshtari është favoriti kryesor për të vazhduar më tej aventurën, për vetë buxhetin dhe eksperiencën e madhe që disponon në arenën ndërkombëtare, por sfida e parë në “Selman Stërmasi” mbushi me shpresë “të kuqtë”.

Një takim që përfundoi në barazim pa gola, ku miqtë dominuan kontrollin e topit, por të besuarit e Lerdës u mbrojtën me kujdes, duke mos lejuar kundërshtarin të krijojë asnjë rast të pastër shënimi dhe nga ana tjetër, duke iu afruar 2-3 herë golit.

Edhe tekniku italian, Franco Lerda vlerësoi lojën e të tijve në Tiranë dhe theksoi se “të kuqtë” nuk po shkojnë për shëtitje në Baku, por do të luajnë shanset e tyre për kualifikim, të cilat tashmë janë më të larta se në momentin kur u hodh shorti.

Për këtë takim Lerda do t’i ketë të gjithë futbollistët të gatshëm, ndonëse ndryshimet në krahasim me ndeshjen e një jave më parë në Tiranë, pritet të jenë të pakta, me Trashin që pritet nga minuta e parë, ashtu si edhe sulmuesi Brown.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...