Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani bie në Vlorë dhe rrezikon kreun!

Partizani bie në Vlorë. Në stadiumin Flamurtari triumfuan vendasit e Ilir Dajës me një gol të kapitenit Busic duke i shkaktuar humbjen e tretë sezonale Partizanit të Skënder Gegës që këtë të shtunë në rast fitoreje të Skënderbeut ndaj Tiranës mund të humbasë edhe kreun e renditjes. E nisi keq Partizani ndeshjen pasi Flamurtari ishte më kërkues në minutat e para dhe me meritë u shpërblye pasi një top i krosuar në mënyrë perfekte nga debutuesi Cale gjeti kokën e Tomislav Busic i cili me një gjuajtje të saktë mposhti Xhikën duke i dhënë avantazhin kuqezinjëve që në minutën e 10-të. Kryeqytetasit u përpoqën të reagonin por Koliçi ishte në lartësinë e duhur duke ndalur tentativat e njëpasnjëshme të Partizanit. Në pjesën e dytë e nisi më mirë Partizani por në 20 minutat e para të këtij fraksioni rastet më të favorshme i pati Flamurtari që gjithsesi nuk shkoi dot te goli i dytë pasi Albi Alla dhe Busic nuk arritën të thyenin Xhikën. Pas minutës së 65-të ndeshja foli vetëm për Partizanin, të kuqtë pretenduan edhe për një penallti në minutën 76-të për një prekje të topit me dorë nga Pollozhani që ndali një tentativë të Asanit. Pavarsisht përpjekjeve të shumta skuadra e Gegës nuk arriti të ndryshonte fatet e këtij takimi me Flamurtarin që ruajti avantazhin deri në fund duke marrë një fitore minimale që e ngjiti në kuotën e 22 pikëve, po aq sa edhe Teuta e Laçi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...