Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Partizani dhe Da Silva gjithnjë e më larg, braziliani jashtë listës së Europës. Federohet Bytyçi

Viktor Da Silva është kthyer në një çështje te Partizani. Braziliani nuk është përfshirë në listën e federimeve për dy ndeshjet e play-off ndaj Astanës, çka i shtyn akoma dhe më shumë palët drejt divorict të parakohshëm. Lojtari nuk do të jetë nën urdhrat e Zoran Zekiç e me shumë gjasa sulmuesi anësor do të largohet nga të kuqtë për të nisur një eksperiencë të re në një tjetër klub.

Lojtari edhe kur ishte pjesë e ekipit, nuk ka qenë ndër të preferuar e trajnerit Zekic si titullar, duke luajtur nga minuta e parë vetëm në dy përballjet e turit të parë të Champions league ndaj Bate Borisov dhe më pas në katër ndeshjet e tjera europiane përfundoi në stol.

Lexo edhe: 

Nga ana tjetër, në listën e të kuqve figuron afrimi më i fundit, mbrojtësi Altin Bytyçi. 22-vjeçari, u transferua nga Kukësi me verilindorët që përfituan 30 mijë euro nga kjo lëvizje. Vlen të theksohet se Kukësi pranoi që të përfitonte më pak se taksa e formimit për mbrojtësin nga Kosova.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...