Futboll

Partizani dhe FSHF: Ikja e Jankut, humbje e madhe

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Klubi i Partizani kanë reaguar me një qëndrim zyrtar për ndarjen nga jeta Mikel Jankut, një prej ikona të futvollit shqiptar, kontributi i të cilit është ndier jo vetëm në fushat e blerta por edhe në gazetarinë sportive. Presidenti i qeverisë së futbollit, Armand Duka, shkruan në faqen e FSHF-së:

“Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, familjen e tij, miqtë dhe të dashurit, besoj dhe shpresoj që kjo humbje e pakthyeshme të lërë brenda nesh kujtimin më të mirë për Mikel Jankun. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit gjej rastin t’i shpreh familjes dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut më të dashur”.

Ndërsa klubi i Partizanit, ku Janku spikati me gjenialitetin e tij ngre në piedestal këtë vlerë të futbollit tonë:

“FK Partizani shpreh dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Janku dhe të afërmve të tij për humjen e njeriut të tyre më të dashur. Janku kampion dhe fitues i kupave me Partizanin ka mbrojtur portën e të kuqve dhe ekipit tonë përfaqësues në periudhën 1962 – 1969. Pas largimit nga futbolli i luajtur, Janku ka qënë drejtues i klubit Partizani. Nga viti 1992 ai është përkushtuar në rolin e opinionistit në shumë emisione sportive dhe ka punuar për një periudhë të gjatë kohe si gazetar sportiv.

Në 70 vjetorin e themelimit Klubi i Futbollit Partizani i akordoi Mikel Jankut “Medalje të Meritës” , ndërsa Federata e Futbollit e ka vlerësuar me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.

U PREHSH NË PAQE LEGJENDA E KUQE MIKEL JANKU!”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency