Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Partizani dhe Skënderbeu nxehin muskujt për supersfidën e së premtes

Kupa e Shqipërisë rikthen sot në aksion dy pretendentët për titullin kampion të Superiores, Partizanin dhe Skënderbeun, në fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Janë takimet e para zyrtare të 2019-ës, pas përfundimit fazës përgatitore të janarit.

Kështu, të kuqtë do të luajnë në takimin e vajtjes, në orën 14:00, me Kastriotin në Fushë Krujë, ndërsa Skënderbeu do të udhëtojë drejt Lezhës, për t’u përballur me Besëlidhjen. Të dyja këto sfida i përkasin Grupit A. Në fakt, ndeshjet në fjalë u paraprijnë takimeve të tjera të këtij raundi, për faktin se të premten Skënderbeu dhe Partizani do të përplasin brirët në supersfidën e javës së parë të fazës së tretë, që do të luhet në Korçë.

Të mërkurën luhen takimet e mbetura të Kupës, ku spikatin përplasjet Kamza-Vllaznia dhe Tirana – Flamurtari, që do të transmetohen nga SuperSport.

 

Grupi A

(Sot, ora 14:00)

Kastrioti-Partizani

Besëlidhja-Skënderbeu

 

(23.01.2019)

Egnatia-Luftëtari

Kamza-Vllaznia

 

Grupi B

(23.01.2019)

14:00 Apolonia-Kukësi

14:00 Bylis-Laçi

14:00 Lushnja-Teuta

17:00 Tirana-Flamurtari

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...