Abissnet Superiore

Partizani do të “mbrojë” Europën, Egnatia kërkon shpëtimin

Egnatia do të kërkojë që minimalisht të mos dalë pa pikë nga takimi me Partizanin, për t’i mbyllur një herë e mirë llogaritë me dy vendet e fundit e të sigurojë matematikisht vendin e tetë, ose e thënë ndryshe zonën e play-out. Nuk do të jetë një mision i lehtë ndaj Partizanit, që ka një objektiv akoma dhe më të rëndësishëm për të arritur, si zona e Conference League.

Në tre ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, Egnatia ka pësuar tre humbje, ndërsa përballë do të ketë një kundërshtar që këtë sezon nuk ka mundur që ta mundë asnjëherë, duke pësuar një humbje e duke barazuar në dy takimet e tjera.

Të kuqtë në anën tjetër vijnë pas humbjes në derbi e duan të kthehen në rrugën e duhur për Evropën. Pavarësisht humbjes, demat treguan se kanë cilësi. Trajneri Mehmeti ka të disponueshëm dhe Gueye e Likën, të cili ishin me kartonë të kuq në përballjen e fundit. Mbrojtja ka qenë pika më e fortë e kryeqytetasve në transferta e fundit teksa janë ndëshkuar vetëm 3 herë në 7 transfertat e luajtura së fundmi.

Skuadra e kuqe pretendon vendin e tretë dhe gjithçka e ka në dorën e saj, por për të mos i ngatërruar llogaritë i duhet një fitore në Rrogozhinë, por në anën tjetër edhe skuadra e Ramadanit do të mbyll hesapet që në këtë përballje, për të mos i komplikuar gjërat për në dy javët e fundit.

 

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency