Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dominim i Partizanit, meshkujt dhe femrat fitojnë Kupën e Shqipërisë

Dominim absolut. Partizani realizon suksesin e dyfishtë në volejboll, duke fituar Kupën e Shqipërisë, si në turneun për meshkuj, ashtu edhe në atë për femra.

Më i rëndësishmi është padyshim ai i femrave, me skuadrën e kuqe që fiton trofeun për herë të parë pas 64 viteve. Triumfi erdhi pas fitores 3-1 në finalen e luajtur përballë Barleti Volej.

Suksesi i vajzave të drejtuara nga Roland Tarja u realizua me përmbysje, ku pavarësisht se Barleti Voley fitoi setin e parë, Partizani nuk e humbi toruan dhe arriti një fitore të madhe.

Festë edhe për meshkujt e Partizanit në volejboll, ku edhe skuadra e Ylli Tomorit u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë, pas suksesit 3-0 në finalen e luajtur përballë Studentit.

Pas dominimit gjatë gjithë aktivitetit, të kuqtë konfirmuan edhe në finale se nuk kishin kundërshtar, duke fituar me një lehtësi mbresëlënëse. Viti i dytë radhazi që Partizani fiton trofeun e Kupës, i cili është i 11-ti në historinë e klubit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...