Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani e “harron” shpejt penalltinë e Laçit, Lum Rexhepi “ngroh” Gegën

Humbja e Partizanit në Laç pas një penalltie të dyshimte të akorduar nga anësori, mund të ketë shkaktuar irritim në radhët e tifozëve, por drejtuesit e klubit po ruajnë qetësinë. Ose më saktë po i qëndrojnë besnik vendimit për të mos sulmuar gjyqtarët, edhe kur ata mund ta bëjnë “baltë”. Sigurisht që në një moment të tillë, kur diferenca me ndjekësit më të afërt mbetet e ndjeshme, është më mirë të ruash qetësinë.

Edhe Skënder Gega, pas fjalisë së famshme “futbolli vdiq pas 11-metërshit” është fokusuar më shumë në ruajtjen e atmosferës pozitivë në skuadër, më qëllim minimizimin e dëmeve që mund të pasonin këtë disfatë.

Fokusi tashmë është në ndeshjen e radhës, me Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, ku trajneri i të kuqve pritet ta ketë grupin të plotë. Do t’i rikthehet formacionit qendërmbrojtësi Lum Rexhepi, i dëmtuar në fitoren me Kastriotin. Pikërisht mungesa e shtatlartit të qendrës u ndie sidomos në transfertën e Laçit, ku një shpërqendrim i Atandës (edhe pse gjyqtarët gabuar në akordimin e penalltisë) kushtoi shumë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...