Partizani e mbyll në “paqe” miqësoren ndaj kampionëve sllovenë, shënon sërish ish-lojtari i Tiranës

Partizani ka mbyllur në barazim 1-1 miqësoren e luksit ndaj kampionëve të Sllovenisë, Mariborit. Ishin të kqutë të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Engjell Hotit. Ish-mesfushori i Tiranës, i afruar në këtë merkato verore ia ka dalë të përshtatet më së miri me idetë e trajnerit Dritan Mehmeti dhe pritet të rezultojë një lëvizje e goditur në merkato.
Ndërkaq, në vazhdim e lojës, Partizani pati shansin edhe të dyfishonte shifrat, por në minutën e 50-të të fraksionit të dytë, kryeqytetasit pësuan golin e barazimit me rezultatin që nuk pësoi më ndryshim. Megjithatë, në këto ndeshje rezultati është dytësor ndërsa kjo ishte sfida e tretë që Partizani luan në tokën sllovene teksa më parë ka barazuar 1-1 me Jadran Dekani dhe ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Murës.
Në program, Partizanin për muajin korrik, në datat 7 dhe 14 e presin sfidat e vlefshme për turin e parë të Conference League ndaj gjeorgjianëve të Saburtalos.
